Befason Ibrahimovic: Milan mund të mos jetë skuadra e fundit për mua

Befason Ibrahimovic: Milan mund të mos jetë skuadra e fundit për mua

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk është duke menduar fare për pensionimin nga futbolli.

Ylli suedez po vuan kohëve të fundit nga lëndime të shumta, kur po shkon tani drejt fundit të karrierës. Rikthimi i tij te Milan shtyu shumë njerëz të mendojnë se ai po planifikon të pensionohet si ‘Rossoneri’.

Por, Zlatan duket se ka plane të tjera. Kështu së paku ka thënë së fundmi, duke insistuar se Milan mund të mos jetë skuadra e tij e fundit.

“Sekreti te ecuria ime është në mendje, derisa po provoj të dëshmojë se 40 është vetëm një numër dhe unë mund të vazhdojë të bëjë atë që dua”, ka thënë Zlatan, transmeton Periskopi.

“Nuk jam i sigurt (nëse Milan do të jetë klubi im i fundit), do të shohim. Kam thënë se dua të vazhdoj aq gjatë sa mundëm. Nëse ata më lirojnë dhe unë ndihem se mund të vazhdoj, atëherë do ta bëj”, ishin fjalët e Ibrahimovic.

40 vjeçari ka dhënë këto komente për Telefoot të Francës, ku foli kryesisht për karrierën e tij dhe gjatësinë e karrierës së tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: