Befason Alves: Erikseni meritoi ‘Topin e Artë’
I sapokthyeri te Barcelona, Dani Alves, ka thënë që do t’ia jepte Topin e Artë futbollistit të Interit, Christian Eriksen.
Ndonëse e ka mik të mirë dhe ish-koleg, Lionel Messi-n, braziliani mendon që do të ishte mirë që të fitonte danezi pas rastit në kampionat botëror ku Eriksen kishte pësuar arrest kardiak.
“Erikseni e meriton Topin e Artë, sivjet”, ka thënë Dani Alves.
“E meriton për atë nëpër të cilën ka kaluar. Do të ishte mesazh i fuqishëm për krejt botën e futbollit, njerëzit do të kishin më shumë ndjeshmëri”.