Befasojnë ekspertët: Kjo pjesë trupi nënvlerësohet më shumë gjatë seksit

Shpesh, duke nxituar për të shijuar aktin final, harrojmë sa e rëndësishme është paraloja. Puthjet, përkëdhelitë dhe prekjet në zonat erogjene dhe jo vetëm.
E dinit përshembull që një nga zonat që shton dyfish kënaqësinë në shtrat është më shumë e nënvlerësuara?! Cila pjesë është?! Quhet “mons pubis” dhe bëhet fjalë për zonën në fund të barkut, që vjen menjëherë mbi buzët e jashtme të vaginës.
Dhe ndonëse kjo zonë është kaq afër vaginës, shpesh injorohet me idenë se gjërat e mira janë brenda. S’e keni idenë çfarë po humbisni!
Kjo zonë është mjaft e ndjeshme si ndaj prekjes së lehtë, ashtu edhe ndaj ushtrimit të presionit, që e bën një pikë idelae për pjesën e paralojës apo masturbimit.
Vetëm apo me ndihmën e partnerit, përfshijeni këtë zonë në rutinën tuaj të seksit dhe sipas ekspertëve, do të provoni kënaqësi të paprovuara më parë.