Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm për spiunazh

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm për spiunazh

Asnjëri nga të dyshuarit për spiunazh Bedri Shabani e Muharrem Qerimi nuk e kanë pranuar fajësinë.

Dy kosovarët që akuzohen për spiunazh, në seancën e sotme kanë mohuar çdo akuzë që rëndon mbi ta.

Muharrem Qerimi e ka pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje, të cilën ia ka pranuar prokuroria dhe ia ka miratuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

Bedri Shabani akuzohet se ka ndihmuar Agjencinë e inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë që njihet si BIA, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që ndërlidhen me UÇK-në përfshirë eprorët e saj si dhe me ngjarjet dhe objektet si spitali ushtarak i UÇK-së në fshatin Molopollc të Shtimës dhe masakrën e Reçakut në atë mënyrë që i pandehuri të dhënat dhe informacionet në fjalë ia kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-së Sergjan Rosiq, përgjegjës për regjionin e Pançevës si dhe kolonel Bogolup Janiveviq ish-komandant i policisë së Serbisë në regjionin e Ferizajt, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit ushtarak në masakrën e Reçakut./Periskopi/

Pamje Betimi për Drejtësi:

Shpërndaje në: