Bedri Hamza takon mbi 500 biznese: Jeni forca e zhvillimit të ekonomisë, do ta keni mbështetjen e plotë të qeverisë sime
Bedri Hamza sot ka takuar mbi 500 biznese, të cilave u ka premtuar se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë si kryeministër.
Hamza ka thënë se bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë dhe janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë.
Pas 9 shkurtit, Hamza ka thënë se është koha për një Kosovë ma të mirë, ku prej bizneseve të vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”.
“Bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre.
Pas 9 shkurtit është koha për një Kosovë ma të mirë, ku prej bizneseve të vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”, do ta gëzojnë mbështetjen time të plotë si kryeministër.
Kosova mundet ma mirë!
Vendosni #MaMirë!”, ka shkruar Hamza.