Bedri Hamza: Rahovecin do ta lidhim me autostradë

Bedri Hamza: Rahovecin do ta lidhim me autostradë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit, dhe i ka premtuar ata se qytetin e tyre do ta lidhë me autostradën.

Hamza ka thënë se pa e përkrahur ekonominë, shteti nuk zhvillohet.

Duke shtuar se degë e rëndësishme e ekonomisë është edhe bujqësia.

“Një degë e rëndësishme e ekonomisë është edhe bujqësia dhe agrobiznesi. Kështu, asaj që e kemi thënë dhe që e keni dëgjuar prej nesh, i qëndrojmë prapa. E di që duhet t’i rrisim subvencionet edhe për bujqësinë, edhe për vreshtarinë, edhe për sistemet e ujitjes, edhe për sistemin e serrave, edhe për agroturizmin, si dhe t’ua lehtësojmë juve në Rahovec, pasi keni mbetur pak si larg autostradës”, tha Hamza.

Duke shtuar se nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, buxheti për barna do të dyfishohet.

“Sonte nuk është rastësi që jemi në natën e parafundit para zgjedhjeve në Rahovec, në mesin e njerëzve të mirë dhe punëtorë, për t’ju premtuar që po, Rahovecin do ta përkrahim, do të ketë qasje dhe do të lidhet me autostradën. Për këtë ju garantoj me komplet jetën dhe kontributin tim”, tha ndër të tjerash Hamza.

Shpërndaje në: