Bedri Hamza në Shtime me William Walker: Në ditën e parë si kryeministër, do të filloj ndryshimet për rritjen e pagave dhe pensioneve
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohjen për pritjen masive që mori në tubimin e tij në Shtime, ku ishte shoqëruar nga ambasadori William Walker.
Ai e cilësoi Shtimen një qytet të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe një nyje që lidh qytetet dhe kombet.
Hamza falënderoi Walkerin për kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës dhe u siguroi qytetarëve të Shtimes se premtimet e tij do të realizohen.
“Në ditën time të parë si kryeministër, do të filloj ndryshimet e nevojshme për rritjen e pagave dhe pensioneve,” tha ai.
E plotë:
Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj.
Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.