Bedri Hamza në Gjakovë: Me program e fitojmë besimin, me qeverisje e zhvillojmë Kosovën

Bedri Hamza në Gjakovë: Me program e fitojmë besimin, me qeverisje e zhvillojmë Kosovën

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, nuk po i ndalë takimet me qytetarë nëpër Kosovë.

Ai sonte ka takuar edhe qytetarë të shumtë në Gjakovë. Hamza ka thënë se me programin që po e bën me qytetarët dhe për qytetarët, po e fiton besimin e tyre.

Ndërsa, me qeverisje të përgjegjshme, të guximshme e të arsyeshme, do ta zhvillojë Kosovën.

“Në Gjakovë dhe anekënd vendit, me programin që po e bëjmë me qytetarët dhe për qytetarët, do ta fitojmë besimin e tyre. Ndërsa, me qeverisje të përgjegjshme, të guximshme e të arsyeshme, do ta zhvillojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Ai gjatë ditës ka postuar edhe një video nga punëtoria e tij për programin qeverisës me qytetarë të Podujevës.

Shpërndaje në: