Bedri Hamza: Lista e PDK-së, pa asnjë kandidat me aktakuzë dhe me shumë hapësirë për gratë e të rinjtë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani,” deklaroi se lista e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme është ndërtuar mbi standarde dhe kritere të qarta.
Sipas Hamzës, kjo listë pasqyron lidershipin e PDK-së, duke krijuar një balancë mes përvojës dhe energjisë së të tashmes, duke synuar një përfaqësim gjithëpërfshirës.
Ai vuri në dukje interesimin e jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e listës, duke bërë të ditur se rreth 300 persona kishin shprehur dëshirën për të kandiduar.
Në përbërjen e saj aktuale, lista e PDK-së përfshin mbi 40% gra dhe më shumë se 60% të kandidatëve janë figura të reja që kandidojnë për herë të parë.