Bedri Hamza iu kërkon gjakovarëve të votojnë për një qeveri që investon në Gjakovë

Bedri Hamza iu kërkon gjakovarëve të votojnë për një qeveri që investon në Gjakovë

Bedri Hamza ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Gjakovë.

Hamza ka thënë se qytetarët këtu kanë vendosur për një qeveri që investon në Gjakovë.

Ai ka thënë se mund ta bëjë ndryshimin që e duan qytetarët, porse ndryshimi fillon nga qytetarët, nga të cilët ka kërkuar që të ngrihen, mobilizohen, të flasin edhe me të tjerët.

Hamza u ka kërkuar atyre që të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet fort dhe qartë për Kosovën që mundet ma mirë.

“Gjakova ka vendosur për shpresë. Ka vendosur për progres. Ka vendosur për një qeveri që investon në Gjakovë. Ne mund ta bëjmë ndryshimin që e duan qytetarët, por ai fillon me ju. Ngrihuni, mobilizohuni, flisni dhe bëni që zëri juaj të dëgjohet. Sigurohuni që të dëgjohet fort dhe qartë për Kosovën që mundet ma mirë! Edhe Gjakova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

 

Gjakova ka vendosur për shpresë. Ka vendosur për progres. Ka vendosur për një qeveri që investon në Gjakovë.

Ne mund ta…

Posted by Bedri Hamza on Friday, January 31, 2025

Shpërndaje në: