Bedri Hamza pas atentatit ndaj Trump: Asnjë akt i shëmtuar nuk mund t’i cenojë dhe zbeh vlerat e kombit amerikan
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar për atentatin që iu bë kandidatit për president të ShBA-së, Donald Trump.
Hamza ka thënë se ekstremistët që përmes dhunës si mjet politik synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë e demokracive kudo në botë.
“Vlerat e kombit amerikan nuk mund t’i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar!”, shkroi Hamza.
POSTIMI I PLOTË I BEDRI HAMZËS:
Bota demokratike është tronditur nga atentati ndaj presidentit Trump, i cili fatmirësisht shpëtoi pa pasoja serioze. Shpreh keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit amerikan dhe plagosjes së një tjetri, që ishin pjesë e tubimit elektoral. Ekstremistët që përmes dhunës si mjet politik synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë.
Vlerat e kombit amerikan nuk mund t’i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar!
Presidentit Trump i urojmë rikthim të shpejt në garën elektorale!
God Bless America!