Bedri Hamza: Arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar qendrën e edukimit ‘BONEVET’ në Mitrovicë.
Gjatë vizitës së tij, Hamza tha se është më rendësi përkrahja edhe në sektorin privat.
Ai tutje përmend zotimin e tij për arsim.
Postimi i plotë:
BONEVET është një qendër e shkëlqyeshme e edukimit në Mitrovicë, që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit t’i identifikojnë talentet dhe zhvillojnë aftësitë e tyre. Njëkohësisht me rritjen 50% të pagave për mësuesit dhe arsimtarët, shumë me rëndësi është t’i përkrahim edhe nismat në sektorin privat. Arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës, në teknologji dhe fusha digjitale, si këtu në Mitrovicë.