Bebet e lindura në janar dhe shkurt kanë më së shumti shanse të bëhen të pasur dhe të famshëm

Bebet e lindura në janar dhe shkurt kanë më së shumti shanse të bëhen të pasur dhe të famshëm

A keni lindur në muajin janar ose shkurt? A ndiheni sikurse një ditë do të arrini diçka të madhe?

Nëse u jeni përgjigjur me “PO” të dy këtyre pyetjeve, atëherë duhet se intuita juaj ka edhe mbështetje shkencore.

Një studim i fundit i publikuar në revistën ‘Journal of Social Sciences’ ka zbuluar se bebet e lindura në muajt janar dhe shkurt janë më të prirat të bëhen të pasur dhe të famshëm.

Andaj, nëse ende nuk e keni arritur nivelin e suksesit që e keni parashikuar për veten, vetëm mbajuni mirë sepse koha juaj është duke ardhur!

Për këtë konstatim, studimi në mënyrë të rëndomtë e ka zgjedhur një mostër me 100 yje të Hollywood-it dhe ka zbuluar se Ujorët, apo personat e lindur mes periudhës 20 janar dhe 18 shkurt, kanë më së shumti gjasa të bëhen yje të njohura.

Pra, nëse i përkisni shenjës së Ujorit në horoskop, ju keni shumë mundësi t’i bashkoheni yjeve të famshëm dhe të shquar.

Personat që aspirojnë të bëhen sportistë, mund ta marrin shembull 33 vjeçarin Cristiano Ronaldo. Ju pëlqen muzika? Atëherë Ed Sheeran, Shakira dhe Bob Marley të gjithë janë Ujorë.

Mos rastësisht jeni të interesuar në aktrim? Atëherë ju mund t’i bashkoheni shoqërisë së John Travoltas, Jennifer Anistonit, Christian Bales dhe Kery Washingtonit.

Shpërndaje në: