Bebe Rexha tregon momentin e sikletshëm përmes një imazhi provokues
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj me Jonas Brothers.
Ajo ka mbajtur koncerte në mbarë Amerikën, ndërsa shumë nga momentet e këndshme që kalon me fansat, ajo i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Jo të rralla janë rastet kur Bebe Rexha publikon për fansat edhe fotografi provokuese, duke dashur të marrë vëmendjen dhe të tregojë trupin e saj ashtu siç është.
30-vjeçarja njihet si person që nuk i fsheh fare defektet e saj dhe vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria, duke treguar se natyraliteti është ndryshe nga ai që njerëzit shohim në TV apo rrjetet sociale.
Së fundmi, Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft provokuese veshur me një kostum të zi të shkurtër.
Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja shqiptare shkruan se kjo fotografi u shkrep pak para një momenti të sikletshëm që ishte duke i ndodhur para se të dilte në skenë, megjithatë prapëseprapë ajo gjeti kohë për të bërë fotografinë.
“(Futni këtu një përshkrimin seksual) POR unë në të vërtetë unë kisha ngërçe të vërtetë dhe duhej të urinoja dhe kisha 5 minuta kohë për të dalë në skenë, por prapë mbeta për të bërë këtë fotografi”, ka shkruar Bebe Rexha në këtë fotografi.
Artistja shqiptare përndryshe ka qenë gjithnjë e hapur me publikun ndaj problemeve të saj, qoftë me shëndetin mendor, peshën e tepërt apo paragjykimeve që të tjerët kanë pasur ndaj saj.
https://www.instagram.com/p/B5IU5SHluNk/?utm_source=ig_web_button_share_sheet