Bebe Rexha publikon pamje nga provat për “AMA 2020”

Bebe Rexha publikon pamje nga provat për “AMA 2020”

Bebe Rexha duket e veçantë në paraqitjen e fundit.

Prej disa muajsh është bërë e ditur se “American Music Awards 2020” do mbahet më 22 nëntor, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Është Dua Lipa e vetmja shqiptare e nominuar në dy kategori, “Artistja e preferuar femër’” dhe atë  “Kënga e preferuar”.

Megjithatë, në mesin e shumë artistëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e pranishme është edhe këngëtarja nga Dibra, Bebe Rexha. Kjo e fundit do të performojë këngën e saj të re “Baby I’m Jealous” së bashku me Doja Cat. Dhe pak para ceremonisë.

Bebe tregon se është gati për të interpretuar teksa ndan disa imazhe nga prapaskenat, ku po bënte provat.

“Pothuajse gati. Baby I’m Jealous ‘live’ me Doja Cat në Amas në ABC”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: