Bebe Rexha publikon fotografitë pas goditjes që mori me telefon në fytyrë
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë në telefon nga dikush nga publiku, teksa ishte në një koncert në New York.
Pas këtij incidenti, këngëtarja ka bërë një postim në Instagramin e saj, përmes së cilin shpërndan pamje të syrit i cili shihet pjesërisht i nxirë, teksa Bebe Rexha thotë se është mirë.
“Jam mirë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në postimin e saj.