Bebe Rexha me fotosesion të veçantë për “L’Officiel Australia”

Bebe Rexha me fotosesion të veçantë për “L’Officiel Australia”

Bebe duket e veçantë në fotosesionin për “L’Officiel Australia”.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së famshme “L’Officiel Australia”, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë intervistës ajo foli lidhur me disa çështje ku tregoi edhe për periudhën e vështirë të pandemisë.

Artistja me origjinë nga Dibra tregoi për revistën australiane se si ndjehet në këtë periudhë dhe cila është këshilla e saj për fansat e saj.

“Sfida më e madhe ka qenë të mos jesh në gjendje të bësh turne dhe të mos jesh në gjendje të hysh në studio për të shkruar këngë me njerëz. T’i jap vetes kohë, të punoj dhe të ushqehem shëndetshëm më ka ndihmuar vërtet gjatë këtij viti të vështirë. Unë gjithashtu jam mbështetur në muzikë – Unë jam duke dëgjuar këngë që ngrejnë gjendjen time kur unë jam e mërzitur. Është me të vërtetë e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj mendor”, u shpreh ajo.

Me fotot e realizuara për “L’Officiel Australia”, artistja shqiptare mori vëmendjen.

Shpërndaje në: