Bebe Rexha fton për përkrahje të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri
Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha së bashku me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, kanë vizituar nga familjet e prekura nga tërmeti në fshatin Ishëm.
Nga aty Bebe Rexha, tha se është krenare që është shqiptare.
Ajo ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që ta ndihmojnë Shqipërinë.
” Gjendja që po përballet Shqipëria është e rëndë. Në këso raste shqiptarët duhet ta tregojnë vetën ta ndihmojnë njëri-tjetrin. Unë jam krenare që jam shqiptare. Zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha Rexha.