Bebe Rexha flet për situatën që kaloi me prindërit e infektuar me koronavirus
Bebe Rexha ka folur për prindërit e saj të cilët ishin infektuar me Covid-19.
Pak javë më parë Bebe Rexha zbuloi në kulmin e pandemisë se kishte humbur nga COVID-19 mikun e saj më të mirë. E tronditur dhe e ndërgjegjësuar për situatën serioze, këngëtarja shqiptare u bënte thirrje asokohe fansave të saj për të respektuar distancën sociale.
Por së fundi ajo ka zbuluar se ka kaluar një makth të vërtetë nga shqetësimi për prindërit që i ishin infektuar me COVID-19. Në një intervistë për Extra, këngëtarja shqptare u shpreh se e vuajti faktin që nuk ishte pranë tyre dhe ishte gati të merrte makinën për të bërë rrugën e vetme, nga LA në New York, vetëm për t’iu gjendur pranë.
Por pas refuzimit të prindërve, ajo hoqi dorë nga ky vendim që do të kishte rrezikuar edhe jetën e vetë këngëtares.
“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë”.
“Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllanë tim atje, por më në fund u bënë më mirë”, tha ajo.
Prej vitesh Bebe jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj banojnë në New York.
Ndër të tjera ylli i muzikës tha se kohën gjatë karantinës e ka kaluar duke provuar receta të reja gatimi dhe duke bërë video live me David Guetta apo Dj të tjerë të njohur.