Beatrix Ramosaj pozon ‘topless’ nga dhoma e gjumit, i lë pak vend imagjinatës
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, i ka të shpeshta paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka sjell disa poza ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.
Ajo ka pozuar ‘topless’, duke mbuluar vetëm me duar gjoksin e saj, ndërsa ka vënë në pah edhe disa nga tatuazhet e saj.
“Na vjen keq, nuk mund t’ju dëgjoj mbi vëllimin e flokëve të mi”, shkroi Ramosaj në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Të shumta kanë qenë komentet që bukuroshja ka pranuar nga ndjekësit në hapësirën për komente, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Beatrix përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa ka qenë në fokusin e mediave kryesisht për aktivitetin e saj në rrjetet sociale.