Beatrix Ramosaj “dogji” rrjetin me pozën e fundit
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto që e ka “djegur” rrjetin dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Në pozën në fjalë, Beatrix shfaqet e veshur vetëm me një palë xhinse, ndërsa duart i ka vendosur kryq mbi gjoksin e saj.
“Më fal, nuk mund të të dëgjoj për shkak të volumit të flokëve të mia”, shkruan këngëtarja krahas fotove, teksa ka hedhur flokët e gjatë mbi supe.
Në pozën e saj kanë vërshuar komentet e fansave, të cilët e komplimentojnë për fotot e nxehta. Nga ana tjetër kujtojmë se Beatrix i ka munguar prej kohësh publikut me projekte të reja muzikore, ndërsa i ka premtuar fansave se do të rikthehet sa më shpejt.