Beatrix kërkon të largohet nga shtëpia e BB: Nuk po e duroj veten time

Beatrix kërkon të largohet nga shtëpia e BB: Nuk po e duroj veten time

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka qenë në krye të mediave rozë për disa javë më radhë për shkak të marrëdhënies së saj me aktorin, Donald Veshaj dhe trekëndëshit të krijuar mes tyre dhe moderatores, Bora Zemani.

Për dallim nga javët e kaluara, ku ajo u ‘gjykua’ për shkak të kësaj marrëdhënie, ajo mbrëmë kërkoi të largohej nga shtëpia për shkak se nuk ndihej mirë.

Por, më pas në një bisedë me Donaldin, duket se Beatrix ka ndërruar mendje dhe u pa e lumtur në krahët e aktorit nga Vlora.

Kujtojmë se këngëtarja nga Kosova ditën e djeshme në një bisedë me vajzat përkujtoi babanë e saj, duke rrëfyer edhe momentin e vdekjes së tij.

 

Shpërndaje në: