BE vendos të njëjtin mbushës për telefonat mobilë?
Bashkimi Evropian ka nisur përsëri çështjen e vendosjes së një mbushësi të përbashkët për telefona nga prodhues të ndryshëm, që do të thotë se Android dhe iPhone së shpejti mund të përdorin të njëjtin ngarkues.
BE po shqyrton mundësinë e futjes së të njëjtit ngarkues të telefonisë mobile gati një dekadë që kur është raportuar se ka 51,000 tonë mbetje elektrike nga ngarkuesit e vjetër në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, përdoruesit e iPhone dhe Android shpesh ankohen për përdorimin e karikatorëve të ndryshëm, shkruan Euractiv.
Në përgjigje të presioneve të Bashkimit Evropian, 14 kompani, duke përfshirë Apple, Samsung, Nokia dhe Huawei nënshkruan një memorandum vullnetar të mirëkuptimit në vitin 2009, me dëshirën për të harmonizuar modelet e tyre të telefonave të mençur, i cili duhej të paraqitej në treg në vitin 2011.
Pas përfundimit të memorandumit të mirëkuptimit në vitin 2012, disa kompani shkruan letra për synimet e tyre në vitin 2013 dhe 2014. Megjithatë, në BE thonë se nuk janë të kënaqur me statusin e tyre.
“Duke pasur parasysh progresin e pakënaqshëm në këtë marrëveshje vullnetare, Komisioni së shpejti do të fillojë të vlerësimin e studimit të vlerësimit për kostot dhe përfitimet e opsioneve të ndryshme të tjera,” tha komisionari për Mbrojtjen e Konkurrencës në BE, Margaret Vestager.