BE s’i ndal thirrjet për themelimin e Asociacionit: Është obligim i Kosovës
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa përpara në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në përputhje me draftstatutin e BE-së.
Nga BE është thënë se formimi i Asociacionit është obligim i Kosovës nga marrëveshje e vitit 2013 e ratifikuar në Kuvend.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Draft Statutin e BE-së pa vonesa të mëtejshme. BE-ja dëshiron gjithashtu të rikujtojë se Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri për tëvë1.
Kjo deklaratë e BE-së është bërë kur janë pyetur për atë që u shpreh Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca se Kosova s’po trajtohet si shtet nga BE dhe si kanë marrë të drejtën për hartimin e draft statutit të Asociacionit.
Ajo ka thënë se përmbushja e obligimeve është e detyrueshme për dyja vendet dhe se edhe Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
“Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, paralelisht me Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit bazuar në Draft Statutin Evropian, në përputhje me planin e zbatimit të propozuar nga Lehtësuesi i BE-së”, ka deklaruar BE-ja.