BE: Raporti i Borrell për masat ndaj Kosovës ende nuk i është dorëzuar KE-së

BE: Raporti i Borrell për masat ndaj Kosovës ende nuk i është dorëzuar KE-së

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti i Përfaqëusesit të Lartë, Josep Borrell për hejqen e masave ndaj Kosovës, nuk është dorëzuar ende tek vendet anëtare të Këshillit Evropian.

Ai tha se raporti është duke u finalizuar dhe pritet që së shpejti t’i prezantohet shteteve anëtare. BE-ja vendosi masat shtrënguese ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas përshkallëizmeve në pjesën veriore dhe vendosi një varg kushtesh për t’i hequr ato.

“Jo, raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende duke u finalizuar dhe së shpejti do t’i paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill”, tha Stano. /RTV21

https://www.periskopi.com/arifi-mostakimi-me-ramen-eshte-bartje-e-belave-personale-te-kurtit-ne-nivel-institucioni/

Shpërndaje në: