BE paralajmëron Facebook-un: Transparencë ose gjoba

Facebook duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet e përdorimit dhe të shërbimeve që do t’u ofrojë përdoruesve, ose Komuniteti Europian do t’u kërkojë autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit të ndërhyjnë me sanksione.
Është ky ultimatumi i lançuar nga Komisioni Europian i përfaqësuar nga Vera Jourova, pasi ka konstatuar që, sipas disa investigimeve të bëra shkurtin e kaluar nga Google, Twitter dhe tani edhe nga Airbnb, Facebook është i vetmi që ka vetëm ‘progrese’ shumë të limituara’.
“Durimi im ka arritur limitet”, ka njoftuar Jourova, ‘ kjo gjë po shkon përpara prej shumë kohësh dhe tani ka ardhur momenti i aksionit konkret dhe jo thjesht premtime’, ndër të tjera nëse ndryshimet e kërkuara nuk do të jenë aktuale brenda fundit të vitit i bëj apel autoriteteve të konsumatorit të reagojnë me shpejtësi dhe të vendosin sanksione për shoqërinë’.