BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vlerë 140 milionë euro – për të adresuar nevojat më urgjente në Ukrainën lindore dhe jugore.

“Financimi ka për qëllim të ndihmojë në ofrimin e ushqimit, strehimit, ujit të pastër, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes dimërore për popullatat e cenueshme në rajonet e shkatërruara nga lufta”, tha komisioni në një njoftim për shtyp.

Komisioni vlerëson se rreth 12,7 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë urgjente.

fqinje do të marrë 8 milionë euro shtesë për të mbështetur refugjatët ukrainas në kujdesin shëndetësor dhe arsim.

“Paketa e re e çon totalin e ndihmave humanitare të akorduara nga Komisioni Evropian në mbi 1,1 miliardë euro”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Njoftimi vjen pasi komisionerja e BE-së për Krizat, Hadja Lahbib po viziton Ukrainën ku pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Shpërndaje në: