BE-ja duhet ta pranojë Palestinën si shtet

BE-ja duhet ta pranojë Palestinën si shtet

MADRID – Edhe njëherë, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një përpjekje të njëanshme në politikën e jashtme – kësaj here, duke e pranuar Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Dhe edhe njëherë, Trumpi ka keqinterpretuar realitetet në Lindje të Mesme. Duke qenë se lëvizja e tij e fundit – që e hedh poshtë konsensusin 70 vjeçar ndërkombëtar – mund të përkeqësojë në mënyrë rapide rajonin, është e nevojshme që Bashkimi Evropjan të bëj një hap përpara.

Politika për Lindjen e Mesme e administratës së Trumpit qëndron në aleancën e rifreskuar ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Çdo president amerikan që nga John F. Kennedy e ka bërë vizitën e parë jashtë shtetit ose në Meksikë, ose në Kanada ose në Evropë. Por jo Trumpi. Ai shkoi në Riyadh, ku mori pjesë në një samit me 54 shtete që kanë shumicë myslimane dhe dha një fjalim nxitës duke folur keq për Iranin, për të cilin vend mendon se duhet të mos jetë pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

Pas Arabisë Saudite, Trumpi bëri një vizitë edhe në Izrael, ku vazhdoi të përdorte retorikën anti-iraniane. Arabia Saudite dhe Izraeli nuk mbajnë marrëdhënje diplomatike me njëra-tjetrën, por të dyja janë aleate të Shteteve të Bashkuara, dhe e kanë një kundërshtar të përbashkët: Iranin. Në nëntor, shefi i Forcave mbrojtëse të Izraelit, Lejtnanti Gadi Eisenkot, u shpreh hapur se dëshironte të bashkëpunonte në inteligjencë me Arabinë Saudite kundrejt Iranit.

“Me Presidentin Trump,” tha Eisenkot, “ka një mundësi për të ndërtuar një koalicion të ri ndërkombëtar për rajonin.”

Marrëdhënja mes këtyre dy vendeve është ndihmuar edhe nga princi i ri i kurorëzuar i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili po e ndjek një kurs modernizimi, brenda vendit por edhe në politikën e jashtme. Herët këtë muaj, Salman u thashethemua të kishte propozuar një plan paqeje mes Izraelit dhe Palestinës që do të kishte qenë shumë i favorshëm për Izraelin, megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe qeveria saudite i kanë mohuar këto raporte.

Në çdo rast, Trumpi ka dashur të marrë avantazh nga këto rrethana duke dhënë një goditje diplomatike. E megjithatë, vendimi i tij për Jerusalemin e shtyn Arabinë Saudite të jetë para një dileme: nëse duhet të ketë prioritet mbrojtja e çështjes palestineze, ose nëse duhet të normalizojë marrëdhënjet me Izraelin si mjet për të luftuar Iranin.

Disa sauditë duket se shpresojnë për këtë të fundit, duke propozuar që t’i shpërfillin këto pyetje therrëse rreth statusit të Jerusalemit dhe çështjes së palestinezëve në përgjithësi. Trumpi, poashtu, ka provuar të shtojë një nuancë në deklaratat e tij, duke thënë që ai nuk po merrte anë në çështjen izraelito-palestineze për sovranitetin e Izraelit në Jerusalem, dhe që ambasada e Amerikës nuk do të lëvizte nga Tel Avivi menjëherë [për t’u vendosur në kryeqytetin e njohur].

Por, siç thotë ish i dërguari amerikan për negociatat izraelito-palestineze Martin Indyk, amerikanët “mund të provojnë që të kufizojnë dëmin sa të duan, por nuk do t’ia dalin sepse Jerusalemi është një çështje tepër e ndishme.”Ai realitet ishte reflektuar në shpërthimin e protestave në rrugë përgjjatë Lindjes së Mesme menjëherë pasi Trumpi e kishte bërë njoftimin, megjithëse dhuna e e një shkalle të gjerë të cilës i druheshin disa, ende nuk ka ndodhur.

Për më shumë, Organizata islamike e Bashkëpunimit mbajti një samit të jashtëzakonshëm në Stamboll, ku anëtarët e saj riafirmuan “rëndësinë e çështjes së Palestinës dhe Al-Quds Al-Sharif [Jerusalem] për Umetin Mysliman,” duke e njohur Jerusalemin lindor si kryeqytet të Palestinës, dhe fuqishëm duke i dënuar veprimet e Trumpit.

Asnjë mysliman, duket që, nuk është i përgatitur të harrojë se Jerusalemi është shtëpia e xhamisë Al-Aqsa, e treta për nga shenjtëria në Islam. Mbreti Salman i Arabisë Saudite iu referua Moskës kur e paralajmëroi Trumpin sesa shumë dëme mund të shkaktonte vendimi për Jerusalemin. Dhe kur Trumpi njoftoi vendimin e tij, Mbretëria e përqeshi duke e quajtur si “të pajustifikueshëm” dhe “të papërgjegjshëm”.

E vërteta e thjeshtë është që Arabia Saudite nuk mund ta distancojë veten nga çështja palestineze dhe të lejojë shtetet e tjera si Turqia ose edhe Irani që të mbajnë kreun e protestës kundër vendimit. Kjo do të nënkuptonte një gabim taktik i ngjashëm me atë kur i prishën marrëdhënjet me Katarin pak muaj më parë. Do të ishte poashtu shumë e zorshme, nëse jo e pamundur, për sauditët që të mbështesnin planin që ishte radikalisht i ndryshëm nga Iniciativa për paqen arabe, e njohur si “Iniciativa saudite,” e cila u aprovua në vitin 2002, dhe u miratua nga Liga Arabe këtë vit.

Skenari i Trumpit – në të cilin Arabia Saudite merr anën e Izraelit për t’i shtyer palestinezët që të bëjnë paqe – nuk do të materializohet. E para, Arabia Saudite nuk është në pozicionin që t’i ndalë pretendimet e Izraelit për Jerusalemin. E dyta, një strategji e cila nuk i lejon palestinezët të flasin për fatin e tyre, dhe për fatin e Jerusalemit, nuk do të arrihet kurrë. Dhe e treta, administrata e Trumpit, përfshirë edhe dhëndrrin e tij Jared Kushner, të cilit ia ka besuar rolin e SHBA-së në procesin e paqes mes Arabisë dhe Izraelit, është e mbushur me biznesmenë, e jo politikanë, dhe siç vetë Kushneri ka thënë së fundi. Por Jerusalemi, dhe konflikti izraelito-palestinez më gjerësisht, është shumë i tensionuar për t’u trajtuar si çështje biznesore.

Megjithëse Trumpi nuk e ka hequr mundësinë e një zgjidhjeje dyshtetërore – një përpjekje e ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara [OKB] – ai mund të ketë gozhdën e fundit në arkivolin e saj. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar, ose edhe që t’i kthejmë izraelitët dhe palestinezët në një tavolinë negociatash, është që të punohet drejt një fushe loje në shumë nivele. Këtu, BE-ja duhet të marrë udhëheqjen dhe t’iu dërgojë mesazh se është poaq e fuqishme sa e nevojshme, që menjëherë – siç e kanë bërë 70% të shteteve anëtare të OKB-së tashmë – ta njoh shtetin e Palestinës.

Rruga drejt një zgjidhjeje dyshtetërore duhet të fillojë me Iniciativën për paqen arabe, që përcakton se Liga Arabe do të njoh Izraelin nëse do të rishqyrtojë kufijtë e saj të para vitit 1967, megjithëse alternativë, më shumë përpjekje graduale duhet vënë në konsideratë. Një zgjidhje dyshtetërore – që do të lejonte Izraelin që të mbante karakterin e tij hebrej dhe demokratik, dhe që do të garantonte qëndrueshmërinë e shtetit të Palestinës – ende reprezenton mënyrën më kredibile për të dalur jashtë nga kënaqeta Arabo-izraelite. Por nëse duam të arrijmë një “ndarje për shkak të respektit” që Yitzhak Rabin e ideoi në vitet 1900, nuk ka kohë për të humbur.

Përktheu dhe përshtati: Periskopi

Shpërndaje në: