BE-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës ta fillojë pa vonesa themelimin e Asociacionit

BE-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës ta fillojë pa vonesa themelimin e Asociacionit

Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta nisë punën pa asnjë vonesë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në një dokument të zgjerimit të BE-së.

BE-ja i ka përgatitur konkluzat për zgjerimin e bllokut, të cilat do të duhej të miratohen të martën, më 17 dhjetor, në takimin e Ministrave të BE-së.

Në draftin e këtyre konkluzave, BE-ja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet nga dialogu dhe të gjitha detyrimet e tjera, si dhe ua rikujtohen atyre se këto rrugëtimi i të dyjave shteteve drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime.

“Këshilli e përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja“, thuhet në dokumentin që ka siguruar REL.

Shpërndaje në: