BE: Dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje kyçe dhe prioritare
![BE: Dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje kyçe dhe prioritare](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/08/Dialogu-foto-1.png)
Një takim për të diskutuar rruga përpara në procesin e normalizimit të raporteve do zhvillohet ndërmjet zyrtarëve kryesor evropian gjatë muajit mars. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas do shqyrtoj me të emëruarin e saj evropian, Peter Sorensen qasjen e re në dialog.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper ka përsëritur se emisari i BE-së për dialog tashmë është i angazhuar aktivisht me bashkëbisedues dhe partnerë, për t’i shikuar rrugët përpara.
“Për ne si dhe për përfaqësuesen e lartë, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, është çështje kyçe dhe prioritare. Ndërsa sa i përket dialogut, përfaqësuesja e lartë do të ketë takime edhe me përfaqësuesin special të BE-së, për të diskutuar edhe për rrugën përpara”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.
Fytyra të reja do merren me procesin e vjetër të dialogut, i cili muajin tjetër shënon 14-vjetorin e nisjes.
Kaja Kallas e cila ka trashëguar postin e ish-shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka pranuar rishtazi se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë andaj do i shqyrtoj mundësitë me Peter Sorensen si të bëhet funksional dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Ajo pret fillimisht formimin e qeverisë në Kosovë në mënyrë që më pas të shikohen rrugët përpara në procesin e normalizimit.