BDI: Qeveria monoetnike e RMV-së arreston ushtarë të UÇK-së me urdhër të Vuçiqit
Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një reagimi ka shprehur, siç thuhet, dëshpërim të thellë me veprimin tejet tendencioz dhe të përsëritur të institucioneve të vendit ndaj ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova, i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup.
“Humbësit e zgjedhjeve, vasalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv”, thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, shqiptarët janë jetim dhe të poshtëruar me këta hyzmeqar pa asnjë kapacitet kombëtar e institucional.
“Poshtërimi çdo ditë po thellohet dhe nuk kalon asnjë ditë e vetme pa skandal të përmasave dekadëshë. Për vetëm 50 ditë qeverisje pa legjitimitet, VasaLENi zhbëu të gjitha të arriturat kombëtare dhe së fundmi duke poshtëruar edhe ish ushtarët e UÇK-së me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia”.