BDI: Mexhiti dhe Taravari duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rolin e tyre në “lirimin” e Blerim Ramadanit
BDI tha se MPB dhe Prokurori duhet t’i marrë në pyetje Izet Mexhitin dhe Arben Tararin për siç thotë, për rolin e tyre në “lirimin” e Ramadanit. BDI tha se Taravari dhe Mexhiti përmes postimeve në Facebook nxituan që t’i marrin meritat për lirimin e ish ushtarit të UÇK-së.
“Me postime lavdëruese në profilet e tyre në Facebook, xhentëllmeni dhe ndërtuesi sipërmarrës Izet Mexhiti dhe doktor % Arben Taravari, nxituan ti marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇKsë. MPB dhr Prokurororia duhet ti marrë në pyetje dhe ti mban të përgjegjshëm për rolin e tyre në “lirimin” e Ramadanit! A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me VMRO DPMNE që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? A po konsiderojnë aë përgjegjesi ka MPB si në gjithë botën? Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi? Mungesa e legjitimitetit zgjedhor që rrjedh nga vullneti i popullit të bën të preferuar të VMROsë, por të lë të pafuqishëm dhe të bën veçse shërbëtor, hyzmeçar, pa pikë dinjiteti”, thotë BDI./TV21