BBC: Çka nëse atletët e Olimpiadës do të garonin krejt cullak si në Greqinë Antike?

BBC: Çka nëse atletët e Olimpiadës do të garonin krejt cullak si në Greqinë Antike?

*Përkthyer me shkurtime nga Periskopi prej BBC

Ndërsa këpucët moderne dhe veshjet atletike i ofrojnë do përfitime për garuesit, impaktet psikologjike të mos-veshjes së rrobave mund të tejkalojnë efektet fizike.

Legjenda antike greke thotë që në vitin 720 Para Krishtit, një atlet olimpik me emrin Orsippus nga Megara po garonte në vrapim 185 metra kur iu zhvesh tesha. Në vend se të ndalej për të fshehur turpin e tij, Orsippusi vazhdoi vrapin dhe fitoi garën. Shembulli i tij triumfant mbeti. Gara atletike e zhveshur – shpesh e theksuar përmes lyrjes me vaj ulliri – u bë gjë e bujshme, e parë si lavdia më e lartë për Zeusin.

“Ishte e gjithë ideja e Orsippusit si heroik dhe fitimtar, dhe më pas festimi që ai ishte i zhveshur,” thotë Sarah Bond, profesoreshë e historisë në Universitetin e Iowas. “Cullakëria e grekëve u bë mënyrë për të njohur greqizimin dhe qytetarinë e tyre.”

Deri në kohën kur Olimpiada moderne u rigjallërua më 1896, megjithatë, rrymat kulturore ishin përmbysur. Organizatorët as nuk e shqyrtuan mundësinë që të kthenin traditën greke që garuesit të ishin cullak. Dhe në garat moderne atletike, veshja luan një rol esencial në performancë.

Këto Lojëra Olimpike në Tokio, sidoqoftë, premtojnë të jenë të pazakonta në shumë drejtime, marrë parasysh kufizimet nga Covid-19. Por, çka nëse Lojërat do të merrnin një hap edhe më të pazakontë duke rivendosur cullakërinë e traditës origjinale të Lojërave Greke? Megjithëse askush nuk po e konsideron seriozisht një gjë të tillë, ideja ngrit pyetje interesante rreth performancës atletike, normave kulturore, seksizmit dhe më shumë se kaq.

Si fillim, garimi cullak do të krijonte telashe logjistike për shumë atletë. Ndërsa garuesit modernë shpesh performojnë sportet e tyre virtualisht të zhveshur disa pjesë të veshjes i shërbejnë qëllimeve primare: që të mbajnë gjokset e grave dhe gjenitalet e burrave në vendin e tyre.

“[Garimi cullak] ndihmon sa i përket rehatisë [së garuesve], të paktën,” thotë Shawn Deaton, drejtor i projekteve speciale në Universitetin e Karolinës Veriore.

Në anën tjetër, shkalla në të cilën veshja kontribuon në performancën atletike [përveç rehatisë] është më pak e qartë. Sipas Olga Troynikovit, profesoreshë e materialeve funksionale në Universitetin RMIT në Melbourne.

“Së pari,” thotë ajo, “ju shtrëngon juve, duke lejuar fuqinë e muskujve që të jetë më e drejtuar kah gara.”

Teshat e buta po ashtu mund të reduktojnë rezistencën që trupi has kur lëviz përmes ajrit dhe ujit. Për shembull, përveç rruarjes së këmbëve, çiklistët po ashtu mund të përfitojnë nga veshja e teshave shumë të ngushta të përshtatura për sa më pak rezistencë ndaj ajrit.

Por, në sporte tjera verore, çështja e veshjes është pak më e ndërlikuar.

Veshjet që ngjeshen për trupi, për shembull, janë të dizajnuara për të ndryshuar mënyrën se si rrjedh gjaku në trup në mënyrë që të përmirësohet oksigjenimi. Në fakt, hulumtuesit janë të ndarë 50-50 sa i përket përmirësimit të performancës kur atletët i veshin këto veshje.

Nëse cullakëria do të bëhej element permanent në Olimpiadë, atëherë me kalimin e kohës, shoqëria do të kthehej te tradita greke e shikimit të cullakërisë atletike si heroike dhe festive. Por, kjo nuk ndërrohet me kalimin e kohës. /Periskopi 

Shpërndaje në: