BBC: Cili është numri i vërtetë i njerëzve të vdekur nga koronavirusi?

BBC: Cili është numri i vërtetë i njerëzve të vdekur nga koronavirusi?

Të paktën edhe 130 mijë njerëz në mbarë botën kanë vdekur gjatë pandemisë së koronavirusit përveç 400 mijë vdekjeve zyrtare si pasojë e virusit – zbulon një hulumtim nga BBC.

Një shqyrim i vdekshmërisë preliminare nga 27 vende tregon që në shumë vende numri i vdekjeve të përgjithshme ka qenë më i lartë se sa normalja, edhe kur llogariteshin për virus.

Të ashtuquajturat “vdekje të tepërta”, numri i vdekjeve mbi mesataren, sugjeron që impakti njerëzor i pandemisë tejkalon shifrat zyrtare të raportuara nga qeveritë në mbarë botën.

Disa nuk do të regjistrohen si viktima të Covid-19, por të tjerët mund të jenë rezultat i mbingarkimit të sistemeve shëndetësore dhe të shumë faktorëve tjerë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Krahasimi direkt i shkallës së vdekjeve mes vendeve të ndryshme është i vështirë. Saktësia e të dhënave të koronavirusit varet në atë se sa njerëz janë testuar për virus dhe nëse qeveritë përfshijnë vdekjet jashtë spitaleve në llogaritë e tyre.

Derisa virusi u shpërnda nëpër botë, vendet kanë arritur faza të ndryshme të përhapjeve në kohë të ndryshme. Në disa vende, mund të rritet në javët apo muajt e ardhshëm, veçanërisht pasi shifrat të rishikohen, ndërsa në të tjera numri i vdekjeve ka filluar të rikthehet në nivele normale.

Analizimi i vdekjeve nga të gjithë shkaktarët e vdekjeve dhe krahasimi i tyre me vdekjet gjatë periudhës së njëjtë nga vitet e kaluara mund të fillojë të ofrojë më shumë saktësi.

tekstin origjinal mund t’i shihni edhe grafikonet e këtij hulumtimi./Periskopi

Shpërndaje në: