Batatina i quajti “lagje” Malishevën, por kjo skuadër po ia bën bajat futbollin
Skuadra e Malishevës ka mposhtur Llapin në ndeshjen e sotme të Superligës në futboll në “Liman Gegaj”.
Malisheva triumfoi ndaj Llapit me rezultatin 2-1, duke u rikthyer tek fitorja pas tri xhirosh, teksa Llapi vazhdon me ecuri tejet negative, pasi ka 5 ndeshje radhazi pa fitore
Valmir Berisha realizoi dy golat për Malishevën, teksa Cernaverni realizoi golin e vetëm të Llapit.Malisheva tani ndodhet në vendin e dytë me 22 pikë, po aq sa Ballkani që është lider, teksa Llapi ndodhet në vendin e gjashtë me 15 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani triumfoi pastër me rezultatin 1-4 në Drenas ndaj Feronikelit.Ballkani rikthehet lider, teksa Feronikeli 74′ mbetet në fundin e tabelës