Bayerni shumë i fortë për grupin e vet, e mposht pa telashe edhe Benfican – Lewa me het trik
Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në grupet e Champions League.
Kësaj radhe, bavarezët mposhtën skuadrën e Benfica, me rezultatin 5:2, shkruan Periskopi.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Robert Lewandowski, kurse pas tij shënoi edhe Serge Gnabry. Para fundit të pjesës së parë shënoi Morato, në minutën e 38′, për 2:1.
Në pjesën e dytë në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Leroy Sane, Lewandowski për herë të dytë, për rezultatin 4:1.
Nunez shënoi në minutën e 74′ për 4:2, kurse rezultati final u vendos nga Lewandowski, që njëkohësisht kompletoi het trikun e tij.
Bayerni numëron tashmë 12 pikë, si skuadër lidere në grup, kurse Benfica mbetet me katër pikë në pozitën e tretë. /Periskopi/