Bayerni ka refuzuar edhe ofertën e tretë nga Barcelona për Lewandowskin
Si duket çështja e Lewandowskit mbetet e mbyllur dhe sulmuesi polak do të jetë edhe për një vit lojtar i Bayernit.
Kjo pasi klubi bavarez nuk po e lejon sulmuesin që të firmos kontratë me Barcelonën, shkruan Periskopi.
Përkundër vullnetit që Lewandoski ka treguar se dëshiron transferimin te Barcelona dhe se klubi katalanas ka bërë tre oferta për të, Bayerni mbetet ende ‘kokë fortë’.
Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Bayerni ka refuzuar ofertën e tretë të Barcelonës që përfshinë 40 milionë euro plus 5 milionë bonuse të tjera për numrin 9 polak.