Bayerni ia cakton çmimin përfundimtar Lewandowskit
Robert Lewandowski është duke e kërkuar me çdo kusht kalimin te Barcelona.
Sulmuesi polak ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munichi në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Por, deri më tani klubi gjerman e ka penguar largimin e tij, pasi që Lewandowski ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Megjithatë, “Catalunya Radio” ka raportuar këtë të hënë se Bayerni do të lejojë largimin e 34-vjeçarit vetëm nëse Barcelona paguan 50 milionë euro.