Bayerni fiton pak më ndryshe, mposht minimalisht Arminia Bielefeldin
Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga.
Bavarezët kanë mposhtur skuadrën e Arminia Bielefeld me rezultatin 1:0, për të ruajtur kreun e tabelës në Bundesliga, shkruan Periskopi.
Kampionët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por golin e gjetën vetëm në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes.
Anësori gjerman, Leroy Sane ishte ai që dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 71’ të takimit. Ai u asistua nga Thomas Muller.
Goli i Sane kishte vlerën e tri pikëve, pikë këto që ia ruajnë kreun Bayernit, me tashmë 31 pikë të grumbulluara.
Arminia mbetet me nëntë pikë në pozitën e parafundit në renditje. /Periskopi/