Bayerni është kampion i botës në futboll

Bayerni është kampion i botës në futboll

Bayern Munchen ka shtuar edhe një trofe në “raftin” e tyre që nga ardhja e Hansi Flick.

Skuadra gjermane Bayern Munchen dhe skuadra meksikane U.A.N.L Tigres, u përballën në Finalen e Kupës së Botës për klube.

Pjesa e parë e Finales së Kupës së Botës për Klube, ndërmjet Bayernit dhe Tigresit ka përfunduar pa gola, edhe pse “Bavarezët” shënuan por që goli i tyre u anulua nga sistemi VAR.

Goli u shënua nga Joshua Kimmich në min (18’), por sistemi VAR e anuloi atë.

Në pjesën e dytë, “Bavarezët” u treguan më të mprehtë.

Nuk vonoi shumë dhe goli erdhi, kësaj radhe ishte një mbrojtës tjetër. Heroi i gjermanëve ishte francezi, Benjamin Pavard, i cili shënoi gol në minutën (59’).

“Bavarezët” e kishin më të lehtë pas golit të shënuar për të kontrolluar ndeshjen. Trajneri i Bayernit, Hansi Flick bëri disa zëvendësime, dhe gjermanët dukeshin një skuadër më e freskët.

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 1-0 U.A.N.L Tigres.

Tigres tani renditet në vendin e dytë, ndërsa Al Ahly ka mundur skuadrën braziliane Palmeiras, për të zënë vendin e tretë në turne.

 

Shpërndaje në: