Bayerni e gjen zëvendësuesin e Neuerit, nis bisedimet me një tjetër portier gjerman

Bayerni e gjen zëvendësuesin e Neuerit, nis bisedimet me një tjetër portier gjerman

Bayern Munich raportohet se ka identifikuar një kandidat të ri për të zëvendësuar të lënduarin, Manuel Neuer.

Sipas “Bild”, kampionët në fuqi gjermanë kanë shprehur interesim për Kevin Trapp.

Bayerni thuhet se kontaktuar tashmë me 32-vjeçarin për të diskutuar rreth një transferimi të tij të mundshëm në “Allianz Arena”.

Por, “Bavarezët” ende nuk ka kontaktuar me Eintracht Frankfurtin, klub me të cilin Trapp ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Fillimisht, favoritët e Bayernit për të zëvendësuar Neuerin, që theu këmbën, ishin Alexander Nubel, i cili luan në Monaco në formë huazimi nga Bayern Munichi, dhe portieri i Borussia Monchengladbach, Jan Sommer, por të dy u konsideruan vetëm si opsione për gjysmën e dytë të sezonit.

Në rastin e Trapp, pritet që ai të jetë në gjendje të konkurrojë seriozisht me Neuerin për pozitën e titullarit.


Kevin Trapp

Shpërndaje në: