Bayerni barazon me Freiburgun por jo që ka shumë rëndësi
Sot është zhvilluar ndeshja mes Freiburgit dhe Bayernit, në kuadër të xhiros së 33-të të Bundesligës.
Bavarezët kaluan të parët në epërsi nga pika e bardhë me Leëandoëskin, ku 3 minuta më vonë Gulde barazoi rezultatin për vendasit, transmeton Periskopi.
Në pjesë të dytë Bayerni, ia nisi mbarë me Leroy Sane, i cili shënoi në minutën e pesëdhjetë e katërt.
Epërsia për musafirët nuk zgjati shumë ku në minutën e tetëdhjetë e një, Gunter barazoi shifrat për Freiburgin.
Bayerni rreshtohet në vendin e parë në Bundesliga si kampion i konfirmuar, kurse Freiburgi rreshtohet në vendin e 10-të. /Periskopi.com/