Bayern – Real Madrid, kërkesat për bileta arrin shifrën rekord
Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen në gjysmëfinalet e UEFA Champions League dhe kërkesat për bileta për takimin në “Allianz Arena” kanë arritur në gjysmë milioni.
Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Bayern-it dhe Real-it do të zhvillohet më 30 prill në “Allianz Arena” në Mynih.
Interesimi i tifozëve për këtë duel, që në fakt është një ndeshje klasike mes dy prej skuadrave më të mëdha në kontinent, ka qenë tepër i lartë. Sipas mediave gjermane, kërkesat për bileta kanë arritur deri në 500 mijë.
Kapaciteti i stadiumit të Bayern-it, “Allianz Arena”, është 70 mijë vende për ndeshjet e nivelit të tillë. Kapaciteti shkon në 75 mijë në ndeshjet e Bundesliga-s, për shkak të rregulloreve jo aq strikte sa ato të UEFA-s.
Bayern-i dhe Real-i u përballën për herë të fundit në Champions League në vitin 2018 ku ishin madrilenët që kaluan më tej falë fitores 2-1 në Mynih dhe barazimit 2-2 në Madrid./AP/