Bayern Munichu në çerekfinale të Champions Leagues, s’e bën hesap Lazion
Ashtu siç pritej, Bayern Munich është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Pasi fituan me rezultat 1 – 4 në ndeshjen e parë, “Bavarezët” e kryen punën edhe si vendas duke triumfuar me rezultat 2 – 1.
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi që shkaktoi penallti në pjesën e parë, pasi kapi për fanellë Goretzkan dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë Robert Lewandowski (33′).
Ndërsa, fitoren e vulosi Choupo-Moting në pjesën e dytë pas asistimit të bukur të David Alabas (73′).
E tëra që mundi të bënte Lazio ishte goli i nderit që e realizoi Parolo (82′).
Muriqi nga ana tjetër ishte në fushë për 55 minuta.
Me këtë fitore, Bayern kualifikohet në çerekfinale dhe pas hedhjes së shortit që bëhet të premten do e mësojë kundërshtarin./