Bayern Munich pensionon fanellën me numër 5 për nder të Beckenbauer
Legjenda e Bayern Munich dhe Gjermanisë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë në janar në moshën 78-vjeçare.
Në mbledhjen e përgjithshme të Bayernit këtë të diel, presidenti i klubit Herber Hainer bëri një homazh emocional ndaj Beckenbauer, duke njoftuar se fanella ikonë me numër 5 të cilën e veshi ai, do të pensionohet.
“I nderuar Franz, ju e keni bërë këtë klub atë që është sot, një emërtim për suksesin më të madh të mundshëm, një stil unik dhe humanizëm i thellë, si lojtar, trajner, president dhe partner”.
“Fanella me numrin 5 do të rezervohet për një trashëgimi unike, sepse klubi hynë dhe historia e saj janë të paimagjinueshme pa Franz”.
Beckenbauer ka bërë 584 paraqitje për Bayernin gjatë karrierës së tij të bujshme, duke shënuar 75 gola dhe duke dhuruar po aq asistime.
Ai e fitoi Bundesligën katër herë me bavarezët, Kupën e Gjermanisë katër dhe Kupën e Evropës katër herë radhazi mes viteve 1974 dhe 1976.
Beckenbauer ishte kapiten i Gjermanisë Perëndimore në Kampionatin Evropian në 1972 dhe Kupën e Botës në 1974. Më vonë, si trajner, ai udhëhoqi vendin e tij drejt titullit të Kupës së Botës 1990./Telegrafi/