Bayern Munchen arrin marrëveshje për transferimin e Yann Sommer
Bayern Munchen ka arritur marrëveshje për transferimin e Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach për tetë milionë euro, pasi portieri Manuel Neuer theu këmbën
Bayern janë duke u përpjekur për të nënshkruar me zviceranin që disa javë, pasi që kanë kërkuar një zëvendësim për Neuer që theu këmbën gjatë skijimit. Shuma e transferit do të jetë tetë milionë euro me 1.5 milionë bonuse, sipas Fabrizio Romano. Bonuse do të arritën nëse Bayerni e fiton Ligën e Kampionëve. Monchengladbach, në anën tjetër, hezituan që t’ia shesin portierin titullar të tyre, ku raportohet së refuzuan katër oferta – duke detyruar Bayernin që të dyfishojnë ofertën e tyre për ta siguruar nënshkrimin e tij.
Bayerni ishte në kërkim të një portieri pas lëndimit të Neuer. Edhe pse ai është një 37 vjeçar më 2023, gjermani ende është pjesë kruciale e skuadrës dhe mund të kthehet së paku edhe për një sezon para se ta marrë në konsideratë pensionimin e tij. Sommer, pra, është një zgjedhje e përkohshme.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann mbetet i rezervuar për blerjen e Sommer, duke bërë që debati për të, te nxehet. “Ne do të dëshironim të kemi një vendim, në çdo drejtim”, tha ai në një konferencë për shtyp para se skuadra e tij të kthehet në aksion kundër RB Leipzig të premten.
Portieri do të kryejë transferimin e tij pasi që të kryejë testet mjekësore duke u bërë kështu portier titullar i Bayernit për pjesën tjetër të sezonit.