Bayer Leverkusen – Milan, formacionet e mundshme
Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen mbrëmjen e sotme.
Kryendeshjet zhvillohen në Angli e Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.
Në Londër, Arsenali i Artetas e pret në ‘Emirates Stadium’ skuadrën e PSG’sê, kurse në super ndeshjen tjetër do të përballen Bayer Leverkusen dhe Milan.
Granit Xhaka pritet të jetë titullar ndaj gjigantit italian, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 21:00.
Ja formacionet e mundshme:
Bayer Leverkusen: Hradecky; Tapsoba, Tah, Hincapie; Frimpong, Andrich, Xhaka, Grimaldo; Terrier, Wirtz; Boniface
AC Milan: Maignan; Emerson, Tomori, Gabbia, Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Abraham