Baton Haxhiu: Veç një trim është, ai është në burg, e ka emrin Hashim Thaçi

Baton Haxhiu, gazetar, në “Pressing” të T7, ka kritikuar elitën aktuale politike për “mosguxim”.
Haxhiu trajtonte mosvullnetin për të krijuar një Qeveri, e deri te përballja me realitetin e ri gjeopolitik pas ardhjes në pushtet të Donald Trump në SHBA.
Por, ai thotë se “një trim e ka emrin Hashim Thaçi”, por ndodhet në burg.
Haxhiu lavdëroi edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke thënë se Thaçi e Rugova janë sjellur si burrështetas.
“Paradigma është se kush nuk është frikacak, këta gjithë janë frikacak. Ai trimi është në burg, e ka emrin Hashim Thaçi”.
“Këtë e kish bë edhe një njeri, i cili ka vdek. Një botë e ka quajtur tradhtar, ai është Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova ka qenë në një moment njeriu më i votuar e ka lë në krye të delegacionit Hashim Thaçin”, ka thënë Haxhiu. /Periskopi