Baton Haxhiu: Nëse ka dikush që është afër Zotit, ai është Messi
“Argjentinasit ishin një spektakël i veçantë, me ritëm, me këngë…”
Kështu e përshkruan gazetari, Baton Haxhiu kombëtaren e Argjentinës, kombëtare e cila mbrëmjen e së martës, mundi Koracinë me rezultat 3-0.
Baton Haxhiu i ftuar në “Dueli Botëror” dha edhe një përshkrim tejet të veçantë për kombëtaren e Argjentinës.
“Nëse ka dikush që është afër zotit, ai është Messi”
Se ku gaboi Kroacia, sipas Haxhiut, ajo tregoi një mungesë të sulmit e njëherit, edhe një të atillë në mesin e fushës.
“Realisht, Kroacia tregoi pafuqinë e mesit të fushës dhe mungesën e sulmit që e ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe. Kroacia është një ekip i cili nuk mund të ballafaqohet me një ekip i cili ka sulm të mirë, për arsye se duhet të hargjojë shumë energji, për ta mbajtur peshën e presionit. E dyta, mesi i fushës nuk kishte asnjëherë ndihmes nga sulmi që së paku të lirojë edhe nga presioni i sulmit, por edhe i shpërndarjes së topave për ta rrezikuar kundërshtarin”, ka thënë ai.
Sa i përket yllit argjentinas, Haxhiu nuk e mohon kënaqësinë që Messi ia ka ofruar adhuruesëve të futbollit.
“Kur thojmë askush s’është perfekt, vetëm zoti është perfekt, nëse ka dikush që është afër Zotit, ai është Messi”, thotë ai.
Të martën, Argjentina mundi Kroacinë me rezultat të thellë 3-0.