Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

Gazetari Baton Haxhiu, ka paralajmëruar se do ta publikojë rezultatin e zgjedhjeve në bazë të exit pollit të realizuar.
” Lajmi i parë është se nuk do të ketë parti që do ta bëjë qeverinë e vetme. Lajmi u dytë se koalicioni është gati i domosdoshëm. Kushdo që do ta zgjedh presidentin, në të ardhmen do të bëjë kompromise të jashtëzakonshme dhe të shumta për të formuar koalicionin’’, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu tha se rezultetet pritet t’i publikoj rreth orës 19:00.